Doja Cat anulon pjesëmarrjen në “Brit Awards”

Doja Cat ka anuluar performancën në ceremoninë e “Brit Awards”.
Sipas mediave lokale, performanca e saj u anulua për shkak të Covid-19.
Doja Cat është e nominuar për çmimin “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit” dhe “Kënga më e mirë ndërkombëtare” – me “Kiss me more” në bashkëpunim me SZA.
Artistja bëri të ditur lajmin përmes Twitter-it.
“Fatkeqësisht, për shkak të rasteve pozitive me Covid-19 brenda ekipit, nuk do të mund të perfomorë në Brits. Nuk është aspak e sigurtë për ne të vazhdojmë dhe ta vendosim njëri-tjetrin në rrezik. Mezi po pres të performojë para fansave të mi në Mbretëri të Bashkuar sa më shpejt që të mundem. Kujdesuni për vetën”, ka shkruar artistja.
Para kësaj, edhe pjesëmarrja e Doja në iHeartRadio Jingle Ball ishte anuluar për shkak se ajo u infektua me koronavirus./21Media

Back to top button