Miratohet në parim Projektligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë

Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim me shtatë vota për dhe dy abstenime projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu para anëtarëve të komisionit po paraqet edhe projektligjin për deklarimin prejardhjen, kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Opozita po konsideron se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është anti-kushtetues. Sipas tyre, ekzekutivi nuk ka interes për të bërë një ligj të tillë dhe se nëse dërgohet në kushtetuese do të bie poshtë. Për këtë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se në këtë drejtim nuk ka asnjë dilemë./21Media

Back to top button