“Doja t’i tregoja audiencës se rusët janë kundër luftës”, thotë gazetarja që protestoi
Gazetarja e televizionit shtetëror rus, e cila organizoi një protestë kundër luftës gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, i tha BBC-së se “nuk mund të qëndronte mënjanë”.
“Unë me të vërtetë doja t’i tregoja audiencës perëndimore se rusët janë kundër luftës. Jo të gjithë rusët janë të tillë”, thotë Marina Ovsyannikova, transmeton rtv21.tv.
Ovsyannikova, e cila u gjobit me 30,000 rubla sipas ligjeve të protestës së Rusisë, tha se e dinte se do të arrestohej./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?