Çfarë thonë ekspertët e muzikës për akuzën ndaj Sheeran për plagjiaturë?

Çështja për plagjiaturë të këngës “Shape of You” e Ed Sheeran është ende në proces.
Tashmë një kohë të gjatë, Sheeran po akuzohet se ka vjedhur vargje të këngës “Oh Ëhy” të Sami Sëitch.
Muzikologët nga të dyja palët u kontaktuan dhe ishin të pranishëm në seancën gjyqësore.
Njëri nga ta tha se pjese për të cilën Ed akuzohet nuk është e vjedhur. Ndërsa, tjetri tha se kanë shumë ngjashmëri.
“Shape of You” ishte kënga më e shitur e viti 2017, me mbi 7 miliardë transmetime në Spotify.
Të ardhurat e këngës, Ed Sheeran-it dhe Steven McCutchoen i sillnin rreth 5 milionë funte në vit, por 10% e fitimeve janë ngrirë prej kohës kur çështja për plagjiaturë u ngrit në gjykatë.
Si Sheeran, ashtu edhe tekstshkruesit tjerë, kanë mohuar kategorikisht që ajo pjesë në këngën “Shape of You”, nuk është e vjedhur.
Procesi i gjykimit vazhdon./21Media

Back to top button