Doli incizimi nga rrahja e të riut në Pejë, 4 të arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar që ishin paraqitur në një video incizim duke sulmuar fizikisht dhe kanosur një të ri në rajonin e Pejës.
“Policia e Kosovës me qellim të informimit të opinionit publik pas publikimit të një video- incizimi në media dhe portale ku shihen katër persona m/k, duke ushtruar dhunë fizike ndaj një personi m/k, njofton si në vijim: Me datë 07.10 2022 rreth orës 12:20, rasti ishte raportuar në Stacionin Policor në Pejë se ishte sulmuar fizikisht nga disa persona. Pas angazhimeve nga hetuesit policor në Pejë me datë 15.10.2022 është siguruar video incizimi përmes të cilit video incizim janë identifikuar dhe arrestuar katër (4) personat e dyshuar të përfshirë në ketë rast, të listuar me inicialet si në vijim: L. M; i lindur më 2003, T. M; i lindur më 2005, S. B; i lindur më 2007 dhe E. A; i lindur më 2008
Pas intervistimit, me urdhër Prokurorit kompetent tre të dyshuarve me numër rendor (1, 2 dhe 3) iu është caktuar masa e ndalimit, përderisa i dyshuari i katërt i mitur (nr. 4) është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button