Botërori “Katar 2022”, Messi zgjedh favoritët

Superylli argjentinas, Lionel Messi ka emëruar Kombëtaren e Brazilit dhe atë të Francës së favoritet e tij për të fituar Kupën e Botës “Katar 2022” këtë vit.
Botërori “Katar 2022” fillon më 20 nëntor, ku kombëtaret më të mira nga e gjithë bota do të luftojnë për këtë trofe tejet të çmuar.
Franca është kampioni aktual, por ka kombëtare të shumta që synojnë t’ia marrin titullin skuadrës së Didier Deschamps.
Messi ka zgjedhur bashkëlojtarët e tij te Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe Neymar që janë ndër pretendentët kryesorë për ta fituar Kupën e Botës, respektivisht Kombëtaren e Francës dhe atë të Brazilit.
“Ne gjithmonë zgjedhim kombëtaret më të forta, por, nëse më duhet të zgjedhë, Brazili dhe Franca janë dy kandidatët më të mëdhenj për ta fituar Kupën e Botës”, tha Messi.
Para se të filloj Kupa e Botës “Katar 2022”, Argjentina do të luaj një miqësore kundër Emirateve të Bashkuara më 16 nëntor. Gjashtë ditë më vonë, Argjentina do të përballet me Arabinë Saudite në ndeshjen hapëse të këtij Botërori.

Back to top button