Kaloni te përmbajtja kryesore

Dollari amerikan mund të bëhet dixhital

 
Derisa teknologjia vazhdon të revolucionarizojë mënyrën se si njerëzit jetojnë, punojnë dhe shpenzojnë, bankat qendrore anembanë globit kanë nisur përpjekjet për të rishpikur monedhat e tyre lokale për epokën dixhitale. Tani, Shtetet e Bashkuara janë të fundit që sinjalizojnë “urgjencën” në kërkimin e një versioni të mundshëm dixhital të dollarit të tyre nëpërmjet një monedhe dixhitale të Bankës Qendrore, ose CBDC.
Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë për nga prodhimi i brendshëm bruto, lançoi me lehtësi renminbi-në e saj dixhitale në janar dhe CBDC tashmë krenohet me më shumë se njëqind milionë përdorues. Gjithsesi, rreth 100 vende po eksplorojnë CBDC-të në një nivel ose në një tjetër, tha drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva gjatë fjalimeve në qendrën e mendimit të Këshillit Atlantik muajin e kaluar.
David Yermack, kryetar i departamentit të financave në Stern School of Business të Universitetit të Nju Jorkut, i tha CNN Business se tani është “e pashmangshme që e gjithë bota të lëshojë para në këtë mënyrë”. Në Shtetet e Bashkuara, pandemia nxiti kërkesën për metoda pagese pa para dhe shumë investitorë të Main Street kanë përqafuar kriptovalutat si bitcoin dhe ethereum, duke i bërë presion qeverisë që të mos mbetet prapa në trend./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button