BBC: Rusia po punon me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së për të garantuar sigurinë e Çernobilit

 
Rregullatori bërthamor rus, Rosatom, thotë se aktivitetet për të siguruar funksionimin e sigurt të termocentralit bërthamor të Çernobilit po kryhen në koordinim me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Kompania thotë se një ekip specialistësh rusë janë në vend në stacion për të rivendosur energjinë në termocentral, shkruan BBC.
Zyrtarët e Rosatom thanë gjithashtu se personeli ukrainas mbetet nën kontrollin e uzinave të Çernobilit dhe Zaporizhzhia.

Kjo vjen pas pretendimeve të bëra nga Petro Kotin, kreu i kompanisë shtetërore bërthamore ‘Energoatom’ të Ukrainës, se inxhinierë rusë janë instaluar për të menaxhuar stacionin Zaporizhzhia./21Media

Back to top button