Donald Trump krijon zyrën e ish-presidentit në Florida

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

 

Donald Trump nuk është më president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por kjo nuk e ndalon atë të pretendojë se është akoma presidenti.

Sipas një njoftimi për shtyp të hënën, Trump ka krijuar zyrën e ish-presidentit në shtëpinë e tij në Palm Beach, Florida, raporton The Indipendent.

Zyra thuhet se do të veprojë si një mjet për paraqitjet dhe deklaratat e ardhshme publike të Trump.

Zyra do të drejtohet nga ndihmës të ish administratës Trump si dhe zyrtarë të tjerë të stafit.

Deklarata tha se Trump “do të jetë gjithmonë një kampion për popullin amerikan”.

Trump nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me planet e tij të ardhshme, por kjo lëvizje ka të ngjarë të ndezë spekulimet se ai mund të kandidojë përsëri për president në vitin 2024.

Si ish-president, Trump ka të drejtën e ‘Ish Presidentëve Aktiv’ i cili ndihmon në krijimin e një fondi për çdo president sapo ata janë larguar nga Shtëpia e Bardhë dhe u jep atyre akses në informimet e sigurisë, sigurinë personale, shëndetin dhe kujdesin mjekësor dhe një pension.