Donald Trump nuk është nën hetime

Avokati i Presidentit të SHBA-së mohon

Anëtari i ekipit ligjor të presidentit amerikan Donald Trump, Jan Sekullov, tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është nën hetime. Ai në këtë mënyrë mohoi pretendimet nga porosia e Trumpit në Twitter, shkruan rtv21.tv

Sekullov me këtë rast tha se porosia e Trumpit javën e kaluar ishte e drejtuar kryesisht kundër shkrimit të gazetës Uashington Post për hetimet për përzierjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Sekullov me këtë rast tha se Trump nuk është duke u hetuar nga këshilltari special dhe se porosia e tij ishte përgjigje ndaj pesë burimeve anonime, të cilët i përcollën informata gazetës për hetimet e mundshme kundër Trumpit.

Uashington Post javën e kaluar shkroi se këshilltari special në hetimet për përzierjen e rusëve në zgjedhjet presidenciale në Amerikë është duke e hetuar edhe presidentin Trump, për shkak të dyshimit se ka penguar drejtësinë.

Trump në profilin e tij në Twitter javën e kaluar shkroi: ”Njeriu që më tha të shkarkoi drejtorin e FBI-së, Xhejms Komejn, tani po zhvillon hetime kundër meje, për shkak se e kam shkarkuar atë. Gjueti e shtrigave”./21Media

Back to top button