Donatorët e sektorit të bujqësisë me konfererncë

Të pranishëm do të jenë ministri i Bujqësisë dhe kryetari i Kuvendit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), sot organizon konferencën e donatorëve në sektorin e bujqësisë, e cila do të mbahet në Prishtinë.

Të pranishëm në këtë konferencë do të jetë Ministri i MBPZHR-së, Memli Krasniqi, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe drejtues e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të cilat në vazhdimësi kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë bujqësinë në Kosovë./21Media

Back to top button