Parashikimi i motit në Shqipëri

Mot i kthellët e me ngritje temperaturash

Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet moti për zonat malore të Shqipërisë.

Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike, për pasojë moti do të jetë i kthjellët. Ky stabilitet i atmosferës do të shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas meteorologëve, temperaturat e ajrit do të  rriten për 2 gradë  në orët e mëngjesit po ashtu edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre.

Era do të fryjë lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 24 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 1 ballë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button