Donika Gërvalla kandidate për deputete, i bashkohet Osmanit

 

Ish-aktivistja e LDK-së, Donika Gërvalla, i është bashkuar Vjosa Osmanit. Ajo është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Gërvalla mban numrin 8.

Vjosa Osmani bashkë me disa nga anëtarët e Iniciativës së saj garon në listë me Vetëvendosjesn pas zyrtarizimit të marrëveshjes me kryetarin e partisë Albin Kurti.

Kandidimit të Donika Gërvallës i parapriu një publikim i një fotografie të Osmanit në Facebook ku shihej bashkë me Gërvallen: “Si cdoherë bashkë”, është përshkrimi që i ka lënë imazhit.

Gërvalla ka qenë nënkryetare e LDK-së e degës në Gjermani për periudhën 1993-1997, ndërsa kryetare në periudhën 2015-2018.Është e bija e veprimtarit të njohur Jusuf Gërvalla./21Media

Back to top button