Donika Gërvallës i ndalohet hyrja në Serbi

Serbia i ka ndaluar hyrjen ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvall-Schwarz.
Lajmin për poralin rtv21.tv e kanë konfirmuar zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashme të Kosovës (MPJ).
“Ne kemi kërkuar leje. Vizita ka dështuar për shkak të lojërave të pandershme të Beogradit. Vizitën do të përpiqemi megjithatë ta realizojmë në një datë tjetër”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.
Sot Republika e Kosovës ia ka ndaluar vizitën drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviqit./21Media

Back to top button