Organizuan lojëra të fatit pa licencë përkatëse, paditen 16 persona!

 
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka parashtruar kallëzime penale kundër një objekti juridik nga Tetova dhe personave M.A.Ç.(25) nga Turqia, B.B.(30) nga Tetova, O.S.(28) nga Turqia, O.J.(23) nga Turqia, J.S.(33) nga Tetova, A.R. nga Tetova, A.K.(26) nga Tetova, J.K.(30), M.S.(25) nga Tetova, Sh.N.(22) nga Gostivari, B.H.(20) nga Tetova, F.P.(49), E.S.(23) dhe A.A.(28) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “organizim të lojërave të fatit pa licencë, gjegjësisht pa leje nga organi përkatës”.
Subjekti juridik, siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, dhe 16 persona gjatë korrikut 2021, në hapësira të një objekti juridik kanë organizuar lojëra të fatit online, pa licencë të lëshuar, gjegjësisht pa leje nga organi përkatës, transmeton TV21.
“Më datë 29.06.2021, policët e SPB Tetovë në shoqëri të përfaqësuesve të Drejtorisë së të Ardhurave Publike Tetovë dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut, kanë kryer kontroll në objekt ku kanë gjetur më shumë kompjuterë të ndezur në të cilët kanë luajtur lojëra, më shumë panele administrative ku në secilin prej tyre janë kryer transferim parash të ndryshme në lira turke, si dhe shumë klientë që janë kontaktuar me “Skajp” dhe të cilat kanë qenë të lidhura në gjashtë IP adresa në Holandë nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme të cilët shfrytëzohen për lidhje në kompjuterë tjerë, me qëllim të fshehjes së adresës IP reale. Pas kësaj, janë marrë 8 kompjuterë, dy laptop, më shumë fleta me udhëzime në gjuhën angleze dhe turke dhe mjete të tjera”, thuhet më tej në njoftim./21Media

Back to top button