Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi kështë infektuar me koronavirus. Këtë e konfirmuar vet Kadaj Bujupi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo po ashtu tregoi se pozitiv kanë rezultuar edhe dy fëmijet e saj, Dardani dhe Doruntina.

“Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.”, shkroi deputetja.

Donika Kadaj Bujupi po ashtu i ka këshilluar qytetarët për respektimin e masave.

“Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale.”, përfundoi ajo./21Media