Lipjani ashpërson masat anti-covid

 

Komuna e Lipjani ka marrë masa shtesë për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

Kryetari i Komunes, Imri Ahmeti ka vendosur që  të sheshi Adem Jashari të jetë i hapur me orar të kufizuar , të mbyllen parqet dhe vendet tjera publike ku parqitet rrezik.

“I. Mbyllet përkohësisht sheshi “Adem Jashari” prej orës 18:00 deri në orën 5:00.
II. Mbyllen parqet, shtigjet e ecjes, këndet e lojërave për fëmijë dhe vendet tjera publike ku paraqiten numër i madh i qytetareve.
III. Ndalohet tregtimi i produkteve ushqimore dhe jo ushqimore në rrugët dhe vendet jo të destinuara për tregtim të produkteve.
IV. Për zbatimin e këtij Vendimi obligohet Inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu komuna u ka bërë thirrje bizneseve de gastronomisë që tu përmbahen në terësi kritereve dhe rekomandimeve për distancë në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit./21Media

 

 

Back to top button