Donika Kadaj-Bujupi nuk kandidon për deputete

 

Ish-deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se ka vendosur që të mos garojë pasi nuk ka gjetur shprehjen e organizuar kolektive për bindjet e veta.

Përmes një postimi në Facebook, Kadaj-Bujupi ka falenderuar  të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar, mbështetësitë e saj.

“Duke e parë që hapësira politike sot po ndryshon, dhe duke mos e gjetur shprehjen e organizuar e kolektive për bindjet e mia, unë kam vendosur që në këtë proces zgjedhor të mos garojë. E gjetur mes dy mundësish: të garojë për vete duke bërë kompromis me bindjet e mia, ose te mos marrë pjesë në garë duke bërë kompromis me interesin vetanak, kam zgjedhur të dytën. Më e rëndësishme është t’u mbetem besnike bindjeve të mia, të cilat mund të gjejnë shprehje politike në të ardhmen, se sa të heq dorë nga ato e ta depolitizojë rolin e përfaqësueses”, ka shkruar ndër tjera Kadaj-Bujupi në Facebook./21Media

Angazhimin politik përherë e kam parë në funksion të së mirës së përgjithshme, rritjes së barazisë së…

Posted by Donika Kadaj Bujupi on Friday, January 15, 2021

 

Back to top button