Donika Shahini refuzon pozitën për anëtare të kryesisë së PDK-së
Donika Shahini-Lami mbrëmë u votua për anëtare të Kryesisë së PDK-së. Por, sot ajo ka njoftuar se ka refuzuar këtë pozitë për arsye personale.
“Mirënjohëse ndaj lidershipit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, për besimin duke më ofruar dhe besuar të jem pjesë e kryesisë së re. Por, për arsye personale, bëj të ditur se nuk do ta filloj këtë rrugëtim. Shëndet, suksese dhe gjitha të mirat”, ka shkruar ajo.
Edhe, Enver Hoxhaj sot ka refuzuar refuzon pozitën e nënkryetarit e cila iu ofrua mbrëmë me zgjedhjen e Kryesisë së re të PDK-së të udhëhequr nga Memli Krasniqi./21Media