Donjeta Sadiku nis me fitore Lojërat Olimpike “Paris 2024”
Donjeta Sadiku është sportistja e parë kosovare që ka nisur garat në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Boksierja jonë sonte kishte përballë Thamanya Somnuek nga Tajlanda në kategorinë 60 kilogram.
Sadiku, e cila konsiderohet ndër boksieret me goditjen më të fortë në kategorinë në 60 kg, u tregua mjaft e mirë në raundin e tretë.
Me vendim të gjyqtarëve 3:2, Donjeta Sadiku ka fituar duelin përballë kundërshtares.
Luftën e radhës, Donjeta Sadiku, e zhvillon të hënën nga ora 20:00. Përballë boksieres tonë në 1/8 e finales është kolumbiania, Paola Angie Valdes Pana.
Ndryshe, Sadikut i duhen edhe dy fitore për ta siguruar medaljen.
Ndryshe, ekipi i Kosovës në Lojërat Olimpike përbëhet nga Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka – xhudo, Donjeta Sadiku – boks, Gresa Bakraqi- atletikë, Hana Beiqi e Adell Saboviq – not./21Media