Kaloni te përmbajtja kryesore

​Rrëzohet avioni ushtarak SU-34 në Rusi

Një avion luftarak i Forcave Ajrore ruse SU-34 është rrëzuar në rajonin Volgograd, konfirmoi Ministria e Mbrojtjes ruse.

“Aeroplani SU-34 u rrëzua në rajonin Volgograd gjatë një fluturimi të planifikuar stërvitor. Ekuipazhi u hodh, nuk ka rrezik për jetën e pilotëve”, thuhet në deklaratë.

Avioni luftarak është rrëzuar në një zonë të pabanuar dhe sipas informacioneve paraprake, shkak i përplasjes është një defekt teknik.

Komisioni i Forcave Ajrore ruse ka mbërritur në vendngjarje dhe aktualisht është duke kryer hetime.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button