Donjeta Sadiku shkruan historinë, siguron normën për Lojërat Olimpike në Paris

Donjeta Sadiku ka siguruar normën olimpike për Olimpiadën që do të organizohet në Paris të Francës këtë verë.

Ajo në gjysmëfinale të turneut që po mbahet në Busto Arsizio në Itali, ka mposhtur italianen Alessia Mesiano me rezultatin 3:2.

Meçi i ka takuar kategorisë deri 60 kilogramë.

Është turneu i parë botëror për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Sigurimi i normës është sukses i madh për Donjeta Sadikun dhe boksin kosovar.

Deri tani, norma për Lojërat Olimpike në Paris ka vetëm në xhudo.

Back to top button