Donna Dafi publikon këngën e re në gjermanisht dhe shqip “Wo bist du?”/ “Ku je?”

Këngëtarja Donna Dafi ka publikuar një projekt të ri muzikor, shkruan rtv21.tv

Në këngën e re të titulluar “Wo bist du?, “Ku je?”, nëpërmjet melodisë̈ magjepsëse dhe emocionuese, rrëfen historinë e dy personave që ranë në dashuri me njëri-tjetrin.

Kënga fillon me udhëtimin dhe humbjen e kësaj dashurie, pastaj gatishmërinë e tyre të qëndrueshme përballë fatkeqësive, duke e kërkuar njëri-tjetrin.

“Wo bist du?” nuk është vetëm një këngë për thyerjen e zemrës, por më shumë është një thirrje për të mos hequr dorë kurrë nga dashuria dhe na kujton se është e mundur të gjejmë një rrugë kthimi te njëri-tjetri./21Media

Back to top button