Donnarumma me kontratë të re tek Milani

Portieri i ri italian Gianluigi Donnarumma është një nga portierët më të kërkuar, pasi si 18 vjeçar ka fituar vend në 11shen e Milanit

Sensacionit të ri i është ofruar një rritje e konsiderueshme e pagës që të qëndrojë tek Milan dhe të injorojë interesimin e Manchester Unitedit, shkruan rtv21.tv.

Portieri i ka treguar vetën si një nga portierët më të mirë në futbollin evropian, dhe Jose Mourinho e sheh atë si zëvendësues të spanjollit David de Gea në Old Trafford.

Si rezultat i kontratës së re italiani Donnarumma do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon./21Media

Back to top button