Macron akuzon Le Penin për promovim të urrejtjes

Macron premtoi se nuk do të ndryshoi programin e tij politik

Kandidati i qendrës për President të Francës, Emmanuel Macron, akuzoi për promovim të urrejtjes dhe politikë të izolimit rivalen e tij në rrethin e dytë të zgjedhjeve, Marine Le Pen.

Makron për të tha se do ta shkatërronte ekonominë, pasi që ajo sipas tij po ofron një projekt, i cili do të rezultonte me izolim, mbyllje të kufijve, me urrejtje, dështim ekonomik dhe dobësim të klasës punëtore.

Ai gjithashtu premtoi se nuk do të ndryshoi programin e tij politik, me qëllim që të siguroi mbështetjen e politikanëve të partive tjera, kandidatët e së cilave pësuan humbje në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, i cili u zhvillua të dielën e kaluar.

Në anën tjetër, Le Pen akuzoi Makronin se është i dobët sa i përket përballjes me terrorizmin islamik dhe tha se ai nuk ka ndonjë plan për të mbrojtur popullin francez nga rreziqet.

Le Pen më tutje shtoi se ai dëshiron marrëdhënie të qeta dhe paqësore me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtoi se nuk është kundër Evropës, por qartësoi se nuk do të kërkoi bekimin e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, për vendimet që do të merr, nëse zgjidhet Presidente.

Kandidatja e ekstremit të djathtë shprehu bindjen e saj se është në gjendje që të vendos marrëdhënie të mira me të gjithë dhe kritikoi qëndrimin kundrejt Rusisë të presidentit francez në largim, Fransoa Holland.

Holland nga ana e tij tërhoqi vërejtjen se fitorja e Makronit në rrethin e dytë të zgjedhjeve nuk guxon të konsiderohet si punë e kryer.

Ai me këtë rast tha se njerëzit si duket nuk janë të vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur në rrethin e parë të zgjedhjeve, pasi që kualifikimi i Le Penit në rrethin e dytë nuk është sipas tij një gjë e parëndësishme./21Media

Back to top button