Dorëheqja e Memli Krasniqit, të hënën Konventa për zgjedhjen e Kryetarit të ri të PDK’së

(Lajm i përditësuar)

Krasniqi: Nuk ka asnjë mundësi që VV-ja të krijojë qeveri të re

Kryetari tashmë i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë mundësi të krijojë qeveri të re.

Ai tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Sa i përket çështjes së seancës për mandatarin Konjufca, kërkesa ime ka qenë që ata të nesërmen ta ftojnë seancën sepse sikur ta kishin ftuar të nesërmen, sikur ta ftojnë nesër,  rezultati dihet, nuk ka asnjë mundësi për të krijuar qeveri të re Lëvizja Vetëvendosje, dhe rrjedhimisht ne po shkojmë drejt zgjedhjeve”, u shpreh Krasniqi.


Dorëheqja e Memli Krasniqit, të hënën Konventa për zgjedhjen e Kryetarit të ri të PDK’së

Partia Demokratike e Kosovës do të mblidhet të hënën për të zgjedhur Kryetarin e ri, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

Vetë Krasniqi bëri me dije se konventa do të mbahet të hënën, teksa tha se dorëheqja e tij nuk lidhet me zhvillimet e fundit, por se është një reflektim që e ka bërë tash e një kohë.

“Unë largohem nga detyra e Kryetarit të PDK-së me paqe, me mirënjohje dhe me krenari. Kam bindjen e thellë se PDK do të mbetet në duar të sigurta – në duar të njerëzve që besojnë, që punojnë dhe që bashkojnë. Kjo nuk është lamtumirë – por vetëm mirupafshim. Sepse kjo është shtëpia ime e dytë, shtëpia ime politike, shtëpia e krenarisë sime jetësore”, tha Krasniqi.


Memli Krasniqi në një konferencë për media konfrimoi se jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së.

Ai tha se i jep mbështetje të plotë Bedri Hazmës për të qenë Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

“ Sepse besoj në lidershipin e tij dhe besoj se është figura që mund t’i prijë partisë demokratike të Kosovës, gara është e hapur kushdo që plotëson kriteret statutare të rregullores së konventës ka drejt me garu ka pasur gjithmonë, dy herët  e fundit që kam garuar unë s’kam pasur kundërkandidat, nuk po them se s’do të ketë tash, por preferencën time nuk e fshehi përkundrazi me kënaqësi e bëj  publike.”, u shpreh ai


Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së, pritet që këtë post ta merr Bedri Hamza

Burimet të RTV21 brenda PDK-së kanë thënë se Bedri Hamza pritet të jetë kryetari i ardhshëm i këtij subjekti politik.


Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë.

Kështu kanë konfirmuar burimet e RTV21 brenda PDK-së./21Media

Back to top button