Dortmund zhvillon bisedime me mbrojtësin Schulz pas akuzave për dhunë familjare

Borussia Dortmund ka zhvilluar bisedime me mbrojtësin gjerman Nico Schulz pas akuzave ndaj lojtarit për dhunë në familje.
Mediat gjerman raportuan se ish-partnerja e lojtarit ka bërë kallëzim penal për dhunë në familje në vitin 2020 dhe se një hetim ka nisur.
Schulz (29) ka mohuar akuzat, por klubi i tij tha se nuk ishte në dijeni të akuzave derisa ato u shfaqën në mediat gjermane dhe se për momentin nuk mund të merrte asnjë veprim.
Mbrojtësi i majtë ka luajtur 61 ndeshje për Dortmund që kur u bashkua në vitin 2019, por nuk u përfshi në skuadër për fitoren 1:0 të së shtunës kundër Bayer Leverkusen.
“Borussia Dortmund i është përgjigjur mbulimit të djeshëm në media të akuzave kriminale në lidhje me jetën private të Nico Schulz duke zhvilluar menjëherë bisedime me lojtarin dhe këshilltarët e tij. Lojtari kundërshton akuzat penale që i janë bërë. Nico Schulz na ka njoftuar se do të mbrohet nga këto akuza me ndihmën e avokatit ligjor. Meqenëse ky është një rast në fazat e tij të hershme, ne nuk jemi ende në gjendje të marrim ndonjë vendim mbi masat disiplinore. Por, ne rezervojmë të drejtën për ta bërë këtë në çdo kohë pasi të dimë objektivisht më shumë,” thuhet në deklaratën e klubit gjerman.

Back to top button