Dosja për vetingun në drejtësi dorëzohet në Kuvend (Video)

Kurti: S’ka alternativë tjetër përveç vetingut
Kryeministri Albin Kurti fajësoi mbi 200 gjykatës se në rastet e dhunës seksuale kanë dhënë vetëm dënime me kusht ose gjobë derisa sipas tij rreth 140 prokurorë kanë lejuar parashkrimin e lëndëve për këto raste. Edhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se për shkak të mosveprimeve ose veprimeve të gabuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve, po humben jetë njerëzish dhe po dhunohen të miturit, vajzat dhe gratë. Kurti e Haxhiu thanë se sistemi i dobët i drejtësisë në Kosovë ka bërë që korrupsioni i madh të mbetet i pandëshkuar. Vlerësimet për sistemin e drejtësisë në Kosovë, Kurti e Haxhiu i bënë në ditën kur i dorëzuan Kuvendit dokumentin për Vettingun./21Media

|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button