‘Down Syndrome Kosova’ hap ekspozitën “Bota përmes syve të mi”

Organizata “Down Syndrome Kosova” ka hapur ekspozitën “Bota përmes syve të mi”.
Fotografitë për këtë ekspozitë janë të realizuara nga anëtarët e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, e më pas janë kthyer në punime.
Kjo ekspozitë është mundësuar nga Organizata për Arsim, Kulturë dhe Demokratizim “Plus”, në bashkëpunim me “Down Syndrome Kosova”.
Të gjitha mjetet e grumbulluara shkojnë për zhvillimin e mëtutjeshëm profesional të të rinjve.
Ekspozita shitëse me fotografi të transferuara në dru është mbështetur nga Caritas Kosova në kuadër të projektit “SOCIETIES 2 – Mbështetja për Organizat e Shoqërisë Civile në fuqizimin e shkathtësive teknike, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe standardet e BE-së në Ballkanin Perëndimor”./21Media

Back to top button