Deliu: Deklaratën për të dënuarin në Maqedoni ma keqpërdoret për të më linçuar

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu në seancën e Kuvendit që është duke u mbajtur ka sqaruar, siç thotë ajo, keqkuptimin për deklaratën në lidhje me të dënuarin në Maqedoni, ku gjatë një seance ka thënë se kunati i ministres Haxhiu është i arrestuar për terrorizëm në Maqedoninë e Veriut.
Sipas saj, qëllimshëm i është ndarë një pjesë e deklaratës për ta linçuar.

“Ju deputetë qytetarët e dinë mirë që ju përkas dy familjeve të mëdha patriotike që janë flijuar shumë. Si është e mundur që unë Blerta Deliu Kodra të kem një mendim të tillë ndaj UÇK-së siç kanë provuar të aludojnë disa nga ju. Ky fjalim është vetëm për të shprehur keqardhje për keqkuptimin të cilin dua ta korrektoj. Një keqinterpretim i qëllimshëm nuk mund të më dorëzoje para disa individëve që përmes shpifjeve e sulmeve kanë ushqyer propagandën kundër UÇK-së. Kjo qeveri për shkak të mungesës së rezultateve në qeverisje me keqinterpretimin e deklaratës sime deshën të shpërqendrojnë vëmendjen. Atyre djemve ndjesën më të madhe për keqinterpretimin e qëllimshëm që ju e keni bërë”, ka thënë ajo./21Media  
Back to top button