“Grumbullimi i qytetarëve në hapësira të mbyllura, i papranueshëm”

“Grumbullimi i qytetarëve në hapësira të mbyllura, i papranueshëm”

Për rrezikun e përhapjes së koronavirusit, pasojë e tubimeve parazgjedhore të partive politike reagoi sërish mikrobiologu Lul Raka. Në emisionin “Për ditë të mbarë të Radiotelevizionit 21, dr. Raka tha se grumbullimi i qytetarëve nëpër tubime të partive dhe në hapësira të mbyllura është i papranueshëm dhe kërcënim i shëndetit publik. Me mikrobiologun Lul Raka bisedoi kolegia Merita Sekiraça./21Media