Maqedoni, nesër do të arrijnë vaksinat e para nga Serbia

 

 

Po bie rrjeti i ueb-faqes përmes së cilës qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të regjistrohen për vaksinim kundër COVID-19. Që në ditën e parë kjo faqe nuk është funksionale. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë që ueb-faqja ende po kompletohet dhe për atë ka probleme teknike.

“Për momentin po bëhen përshtatjet e fundit të ueb-faqes nëpërmjet të cilës qytetarët do të mund të paraqiten për të shpreh interesin për vaksinim kundër COVID-19. Në momentin që do të mundësohet funksionimi i ueb-faqes do t’ju informojmë përsëri”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

I pyetëm qytetarët se a e kanë vizituar ueb-faqen për regjistrimin për vaksinim.

“Do ta shoh me fëmijët se si shkon ajo, sepse unë kam vjet dhe do të konsultohem si shkojnë ato gjëra me fëmijët e mi. Kur do të vie koha e vaksinimit do të vaksinohem.

“Mendoj se imuniteti vetvetiu mund të funksionojë më mirë, se sa vaksina”.

“Unë do të isha vaksinuar që nesër. Jam 90 vjeçar kur bëhet atëherë”.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje deklaroi se secili do të mund të regjistrohet, ndërsa sistemi do të jetë ai i cili do të gjenerojë se cilët kanë përparësi. Kapaciteti i vaksinimit është nga 800 persona në ditë në të gjitha poliklinikat e Shtëpisë së Shëndetit në Shkup dhe afërsisht 500 plus në pikën e vaksinimit në Qendrën Klinike në Shkup.

Qeveria informoi se nesër do të arrijnë vaksinat e para nga Serbia. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nesër në vendkalimin kufitar “Tabanoc” do ta sjell dërgesën e parë të vaksinave për Maqedoninë.

Deri në fund të muajit në shtet pritet të arrijnë 200 mijë vaksina nga prodhuesi kinez “Sinofarm”, ndërsa kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se javën e ardhshme ka mundësi që të arrijnë edhe vaksina nga “Fajzer”. Në mars priten vaksinat e “AstraZeneka” sipas mekanizimit KOVAKS.

“Atë që presim janë vaksinat kineze më datë 15 dhe 16 shkurt, sot shpresojmë të ndodh pagesa nga ana e vendit tonë që të mund të planifikohet paketimi, sigurojmi i transportit të vaksinave prej Kinës në Shkup të arrijnë 200 mijë vaksina. Pak ditë kanë mbetur për të arritur vaksinat”, deklaroi Zaev.

Ndryshe, vaksinimi do të fillojë me punonjësit shëndetësorë dhe me personat të moshës mbi 70 vjet. Deri më tani janë regjistruar katër mijë punëtorë, prej të cilëve rreth dy mijë janë në Shkup, të tjerët janë në qytetet e tjera./TV21

Back to top button