Dr.Syla: Shëndetësia po degradohet!

Greva 24 orëshe e punëtoreve shëndetësorë që u mbajt ditë më parë ka përfunduar, por jo edhe përpjekja për realizimin e kërkesave të tyre. Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, thotë se punëtorët shëndetësorë tashmë janë degraduar në nivelin më të ulët të mundshëm dhe se këtë nuk mund ta lejojnë më. Syla thekson se nëse Qeveria nuk merr hapa konkret për plotësimin e kërkesave të tyre, ata do të marrin dhe hapa më radikalë./21Media

Back to top button