Protesta pas mbytjes së qenit

Nga shoqatat për mbrojtje të kafshëve kanë kërkuar gjykim moral dhe dënim me burg për sulmuesin

Me fishkëllima dhe thirrje “Vrasës”, “Monstër” , “Burg”, një grup i qytetarëve edhe sot njëjtë si mbrëmë, protestuan para shtëpisë së personit i cili dje në mes të ditës, me sëpatë e mbyti një qen endacak në qendër të qytetit. Para shtëpisë së shkupjanit me inicialet S.P  në Debar Maalo qëndrojnë polic, që të pengojë incidente eventuale. Një numër i madh i qytetarëve erdhën me qentë e tyre shtëpiak, ndërsa në shenjë proteste ata hidhnin me vezë drejtë shtëpisë së sulmuesit.

“Shoqëria jonë po shkatërrohet, nuk ekziston. Kemi raste kur një psikopat, sadist në mes të ditës mund të dalë me sëpatë dhe të mbytë një kafshë të pafajshme duke fjetur, e cila asgjë nuk i ka bërë, kafshë e cila ka është vaksinuar, trajtuar në mënyrë të përshtatshme dhe për të cilën pritej të gjendej një shtëpi”, tha Dragana Vellkovska.

Nga shoqatat për mbrojtje të kafshëve kanë kërkuar gjykim moral dhe dënim me burg për sulmuesin.

“Nëntë vite me radhë paralajmërojmë se do të vijë dita kur psikopatë të këtillë lirshëm do të shëtisin nëpër rrugët e qytetit. Derisa kështu lirshëm i sulmojnë dhe i masakrojnë kafshët, do të vijë dita kur kështu lirshëm do të fillojnë të masakrojnë edhe njerëz”, u shpreh Stole Vellkovski, Anima Mundi,shkruan tv21.tv

Dëshmitarët thonë së para se të ndodhë mbytja, qeni  po flinte, para një kafiterie të Debar Maalës. Ata thonë se qeni as nuk kishte lehur e as nuk e kishte sulmuar vrasësin e tij.

“Goditjen e fundit e bëri me hekur, por e goditi edhe me sëpatë, dhe kur ne u nisëm që të shkojmë andej ai u largua. Sëpatën e mbante në njërën dorë ndërsa hekurin në dorën tjetër, rrjedhte  gjak nga sëpata dhe ne u nisëm pas tij”, tha Marija Bogdanovska, Dëshmitare.

Personi S.H mbrëmë u mor në stacionin e policisë megjithatë pas bisedës informative është lëshuar në liri. Kundër tij, është ngritur padi penale. Nga Ministria e punëve të brendshme thonë së janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

“Në lidhje me rastin në PS ON- Qendër është vetë paraqitur personi S.H. Në ora 19,15 minuta personi me inicialet T.H babai i S.H ka paraqitur se në ora 18.30 të asaj dite në rrugën e përmendur duke shkuar drejt shtëpisë së tij, ka qenë i sulmuar nga ana e një qeni të madh endacak që e ka kafshuar në këmbën e djathtë, dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Për këto lëndime ka edhe dorëzuar edhe raport mjekësor”, nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Para 3 javësh kur në disa vendbanime në Shkup u helmuan shumë qen endacak, një numër i madh i admiruesve të kafshëve si dhe aktivist dolën në sheshin e Shkupit, duke kërkuar nga institucionet dhe nga publiku që ta kundërshtojnë dhunën ndaj kafshëve. Problemi kryesor sipas tyre është shitja e lirë e helmeve të cilat janë të rrezikshme edhe për jetën e njerëzve./21Media

Back to top button