Draft-statuti i Ramës për Asociacionin, Kryeziu: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu ka komentuar draft-statutin për Asociacionin që kryeministri shqiptar Edi Rama ua dërgoi si propozim presidentit të Francës, Emanuel Macron, si dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Për RTV21 Kryeziu ka thënë se nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. ”Ndërmjetësues kemi shumë”.

Tutje Kryeziu ka thënë se çështja e marrëveshjeve të mëhershme për asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës,

”Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj. Çështja e marrëveshjeve të mëhershme për asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës, dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiqit që synonte një Republika Srbska në Kosovë dhe së fundmi me Non-paperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për “Botën Serbe”. Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia. Ata që janë të lirë në qëndrime dhe pa ndonjë ngarkesë, e kuptojnë këtë. Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë”, ka thënë Kryeziu./21Media

Back to top button