Drake tërhiqet nga nominimet Grammy
Reperi kanadez, Drake ka vendosur të tërhiqet nga nominimet “Grammy”.
Çmimet “Grammy” kanë qenë vazhdimisht në qendër të kritikave vitet e fundit me artistët që nominojnë për çmime. Shumë këngëtarë e kanë bojkotuar herë pas here ceremoninë, me The Weeknd që nuk mori pjesë pasi albumi i tij “After Hours” nuk u nominua në asnjë kategori.
Drake ishte i nominuar në kategoritë “Albumi më i mirë rap“ për albumin ‘Certified Lover’ dhe “performanca më e mirë rep” për këngën e tij ‘Way 2 Sexy’.
Reperi është kontaktuar për të kuptuar arsyen pse bëri një zgjedhje të tillë, por përfaqësues të tij kanë refuzuar ta komentonin.
Ndërkaq, burime të afërta të tij bën të ditur se ky ishte një vendim që Drake e mori vet dhe ky vendim u respektua.
Reperi i “Hotline Bling” ka fituar më parë vetëm katër çmime “Grammy”, duke përfshirë për albumin më të mirë rep dhe këngën më të mirë rep. Kjo është ende shumë më pak se bashkëmoshatarët e tij, duke pasur parasysh se Jay-Z ka fituar 23 “Grammy” deri më sot.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” mbahet më 31 janar, 2022./21Media