Aktakuzë ndaj një personi për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Është ngritur aktakuzë ndaj kosovarit që iu bashkua ISIS-it.  Prokuroria Speciale bënë me dije se K.D me dashje kishte marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste.
Siç bëhet e ditur, i pandehuri K.D., është arrestuar dhe është burgosur nga Forcat Demokratike Siriane, kurse më datë 17 korrik 2021, në mënyrë të organizuar është transferuar në Kosovë.
“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se i pandehuri i lartcekur me dashje ka marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste, në atë mënyrë që me bashkëshorten i është bashkangjitur luftëtarëve të organizatës terroriste, militante, ekstremiste ‘ISIS’ (Islamic State of Iraq and the Sham), duke marrë pjesë aktivisht në veprimtaritë e kësaj organizate si trajner i snajperistëve. Më pas i pandehuri K.D., është arrestuar dhe është burgosur nga Forcat Demokratike Siriane, kurse më datë 17 korrik 2021, në mënyrë të organizuar është transferuar në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button