Drake vendos bast 300 mijë dollarë për fitoren e Kandasë kundër Argjentinës

Artisti i njohur kanadez, Drake, është gjithmonë në qendër të vëmendjeve për këngët, por edhe për jetën e tij pas muzikës.

Rapperi 37-vjeçar gjithashtu është një fans i madh i basteve, ku shpeshherë vendos shuma të çmendura në sporte të ndryshme.

Së fundmi, Drake ka postuar një foto, i cili tregon se ka vendosur një bast prej 300 mijë dollarësh për fitoren e Kanadasë kundër Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.

Nëse ky bast do të fitohet, atëherë Drake do të marrë në këmbim plot 2 milionë e 880 mijë dollarë.

Back to top button