Drama e re dedikuar Mbretëreshës I të Anglisë “Becoming Elizabeth”  

“Becoming Elizabeth” është seriali i ri dramë dedikuar Mbretëreshës së parë të Anglisë, Elizabetës I.
Ai rrëfen tregimin për familjen mbretërore në shekullin e 16-të, para se ajo të ngjitej në fron, ku Elizabeta përshkruhet si një adoleshente e braktisur, por e cila futet në politikë.
Rolin e mbretëreshës Elizabeth e luan aktorja gjermane Alicia von Rittberg.
Kjo aktore për personazhin e saj ka thënë se ajo është vetëm një e re e cila mundohet të gjej rrugën e saj pas kësaj monarkie. Ajo po ashtu është një vajzë e cila dashurohet dhe herë pas here heq dorë nga dashuria, dhe e cila është e ndarë në mes familjarëve të saj. Ajo mundohet të ndërtojë opinionet e saj poliike e religjioze, ka thënë Rittberg.
Kur është fjala për analizimin e familjes së tanishme mbretërore, Rittberg ka thënë se më shumë e instrigon të dijë se çfarë qeniesh njerëzore janë anëtarët e familjes mbretërore pas paraqitjeve si figura publike.
Aktorja Jessica Raine në dramën”Becoming Elizabeth” luan rolin e Catherine Parr, e cila ishte gruaja e gjashtë dhe e fundit e mbretit Henri VIII, apo babait të Elizabetës I.
Ajo ka thënë se dallimi në mes familjeve mbretërore sot dhe atëherë është se sot ata duan të jenë më të lidhur me popullin, e Tudorët kanë dashur të kenë vetëm pushtet, status, dhe nuk u ka bërë për të tjerët.
Në pyetjen se a do të jetë pjesë e kremtes në kuadër të jubileut të 70-të, aktorja Rein ka thënë se nuk e di nëse do të jetë atje, edhe pse mendon se gostitë si pjesë të kremtës në rrugë do të jenë interesante.
Drama “Becoming Elizabeth” do të transmetohet në STARZPLAY në Britani nga data 12 qershor, e po nga kjo ditë edhe në STARZ në SHBA./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=0eX6uiDkpeM

Back to top button