Drejt normës olimpike, Donjeta Sadiku zbret sot në ring

Po vazhdon të zhvillohet në Arsizio të Italisë turneu botëror kualifikues për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ky turne është tejet i rëndësishëm edhe për boksierët kosovarë pasi janë në kërkim të normave olimpike.

Sot, në ring paraqitet medalistja, botërore, Evropiane dhe Ballkanike Donjeta Sadiku e cila do të përballet me Shona Ëhitëell të Britanisë së Madhe, të cilën e kishte mposhtur në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Trajnerja e Sadikut Marjola Sallauka beson dhe shpreson që pengesa e parë me boksieren angleze përsëri të kalohet pasi Donjeta është në formë të mirë dhe të vazhdojë rrugën për të fituar normën Olimpike për Paris 2024.

Back to top button