Kthimi i shisheve, pritet të jetë hap drejt pastrimit të ambientit

Prania e produkteve të plastikës në natyrë, konsiderohet e dëmshme për mjedisin, por edhe për shëndetin e njeriut, kur ato shndërrohen në mikroplastikë. Por, shpresë në zgjidhjen e këtij problemi ka mbetur udhëzimi administrativ për rikthimin e depozitave, tha Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, duke shtuar seë konsumatorët do të mund ta kthejnë ambalazhin e shisheve të plastikës, qelqit apo kanaqet.

Kjo nismë, sipas ish ministrit të mjedisit, Fatmir Matoshi, do të rris vetëdijësimin e qytetarëve për një ambinet më të shëndosh.

“…mendoj që është një prej hapave më të mirë, shishet e plastikes janë njëri ndër armiqët kryesor të ambientit andaj besoj e shpresoj shumë se ky udhëzim ka me mbrri me e rregullu këtë cështje përkundër sfidave që ka me i pasë shteti i Kosovës gjatë implementimit të këtij projekti…unë besoj që do te ketë rezultate edhe pse mendoj që ambienti nuk është një çështje gjeografike që i përket vec Kosovës, kjo nismë duhet me u shoqëru edhe me nisma në vendet fqinje si psh Maqedoninë kur ka një nivel tjetër të depozitave apo Shqipërinë që nuk ka fare…janë degraduese, shumë të dëmshme, ambalazhet shishet janë ndër degraduesit kryesor të mjedisit, ka nevojë për një vetëdijësim të madh të njerëzimit…”, tha ai.

Edhe qytetarët flasin me shqetësim për prani të theksuar të produkteve të plastikës në natyrë.
Incizim:
“…do të ndikoj shumë pozitivisht…për momentin është pak i ndotun sa i përket shisheve të plastikës sepse i sheh çdokund, kështu që me reciklimin e shisheve të plastikës besoj që do të reduktohet, si për ambientin si për çdo gjë…”, tha për rtv21 Samir Lubovci, qytetar

“…sigurisht ka me pasë ndikim pozitiv sepse në aspektin e ambientit janë shumë të dëmshme edhe mundësia e zhdukjes së tyre është për një kohë shumë të gjatë kështu që besoj që vec ndikim pozitiv ka me pasë…shumë i ndotun kudo që të shkojsh nëpër rrugë nëpër male, gjithkah dmth edhe ambienti i përgjithshëm është i ndotur sepse qytetarët nuk janë shumë të vetëdijësuar në këtë aspekt dhe fatkeqësisht i pijnë pijet dhe i hedhin…”, tha Halit Bytyqi, qytetar

Njohësi i mjedisit, Besnik Shabiu, bën me dije se qëndrueshmëria e gjatë e ambalazhit plastik në natyrë, ekspozimi në diell dhe kontakti me ujin, shndërrojnë atë në mikroplastikë, duke shkaktuar komplikime shëndetësore.

“…një problematikë e plastikës është afati ose qëndrueshmëria e gjatë shumë. Nëse e hudhim një plastikë në një mjedis të caktum, qoftë ujë ose tokë ajo do të ketë qindra vite të dekompozimit ose zbërthimit sepse e ka këtë afat të lartë dhe të qëndrueshmërisë. Viteve të fundit është pa se një prej problemeve që edhe shkenctarët e kanë paraqitë është mikroplastika. Pra një plastikë nëse ekspozohet para diellit për periudhë të gjatë ajo mandej mundet me u zbërthy, por jo vetëm me ujin. Ajo shndërrohet në mikroplastikë dhe mandej është konstaku që mikroplastika mundet me qenë si problematikë edhe e komplikimeve të ndryshme shëndetësore…”

Sipas Ministrisë së Mjedisit, çmimi për të gjitha shishet dhe ambalazhet nga 250 mililitra deri në dy litra, është menduar të jetë pesë ose dhjetë centë. Ky udhëzim administrativ pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm./RTV21/21Media

Back to top button