Drejtoi thikën ndaj klientëve në një lokal, u arrestua burri në Prizren

Një burrë u arrestua dje në sheshin “Shatërvan” në Prizren pasi në gjendje të dehur ka hyrë në një lokal dhe ka drejtuar thikën në drejtim të klientëve.

Policia informoi se gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar thika, 0.7 gram substancë narkotike të llojit marihuanë dhe një grinder.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëri të ditur Policia.

Rasti u cilësua si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./21Media

Back to top button