Drejtorët ekonomikë luks i panevojshëm, Taravari: Do të ketë ristrukturim të tyre

Ende nuk dihet ku do të dedikohen rrogat e drejtorëve

Drejtorët ekonomik në  Klinikat e “Nënës Terezë” nuk do të largohen nga puna, por do të jenë shefa të administratës deklaroi ministri i shëndetësisë Arben Taravari.

Ky qëndrim i i ri i ministrit Taravari vjen pas deklaratës së tij javën e kaluar kur theksoi se do të shuhen postet e drejtorëve ekonomik nëpër klinika, shkruan tv21.tv

“Nuk na duhen dy drejtorë, mendoj se kjo është luks. Duhet të ulem me ekipin juridik dhe ti shqyrtojmë mundësitë”, tha Taravari.

Sipas tij, ende nuk është saktësuar se ku do të dedikohen paratë që janë për rrogat e drejtorëve ekonomik, edhe pse një nga propozimet e paralajmëruara ishte shpërblimi i 5 – 6 mjekëve më të mirë.

Nëse do të largohen drejtorët ekonomik në spitalin shtetëror “Nëna Tereza”, ku janë 21 të tillë me paga prej rreth 42 mijë denarëve, , atëherë ministria do të kursejë 200 mijë euro në vit.

Taravari paralajmëroi edhe heqjen e taksave, që kanë efekt negativ, por edhe ndryshime në projektin “Termini im”.

Ministri Taravari kaloi mirë në takimin me Odën e Mjekëve, me ç’rast ai u mirëprit me çokollata. Nga kjo odë deklaruan se në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë dhe fondin e shëndetësisë do të mundohen për përmirësimin e kushteve për pacientët dhe përmirësimin e statusit të mjekëve./21Media

 

Back to top button