Parandalim për trafikim dhe imigrim ilegal

Parandalim për trafikim dhe imigrim ilegal

Lituania ka nisur ndërtimin e gardhit në kufi me enklavën ruse Kaliningrad, në përpjekje për të parandaluar trafikimin dhe imigrimin ilegal, si dhe të forcojë kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, transmeton AP.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve të pjesës së parë 130 kilometra të gjatë të gardhit prej metalit në fshatin Raminiski, mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme i Lituanisë, Eimutis Misiunas./21Media