Drejtori i Kulturës: Do të kujdesemi që murali i Nexhmije Pagarushës të kthehet në gjendjen e mëparshme

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha ka bërë të ditur për rtv21.tv se janë informuar nga qytetarët në lidhje me vendosjen e logos së një kompanie mbi muralin e Nexhmije Pagarushës.
Në lidhje me këtë Berisha ka thënë se e kanë lajmëruar Drejtorinë e Inspeksionit e cila është duke shkuar në vendngjarje.
Tutje ai ka shtuar se do të kujdesen që murali të kthehet në gjendjen e mëparshme ashtu siç ka qenë.

Sot rtv21.tv ka publikuar fotografi gjatë vendosjes së logos së një kompanie mbi muralin e Nexhmije Pagarushës.


Kujtojmë që, qëllimi i këtij murali është që të nderojë figurat që kanë lënë gjurmë në kulturën tonë. Ky projekt është mbështetur nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës./21Media

Back to top button