Von Cramon kërkon hetim të shpejt për ndriçimin e rastit në Gllogjan

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka shprehur ngushëllime pas vrasjes së tre personave në një autobus në Gllogjan të Deçanit.
Von Cramon përmes një postimi në “Twitter” ka kërkuar hetim të shpejtë për rastin.
“Ngushëllimet e mia të thella popullit të Kosovës për humbjen tragjike të 3 jetëve në sulmin monstruoz të djeshëm në Gllogjan. Hetimi i shpejtë dhe vënia para drejtësisë e sulmuesit është një domosdoshmëri”, ka shkruar ajo në një postim në “Twitter”.


 
Për rastin e mbrëmshëm ka reaguar edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe.
Mbrëmë rreth orës 19:00 tre persona janë vrarë dhe një është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka thënë se dyshohet se autobusi është sulmuar me kallash AK-47 nga një i dyshuar i panjohur.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është në procedurë hetimore./21Media  

Back to top button