Drejtori i PK-së: Qendra e grupit terrorist ishte Kopaniku

(Lajm i përditësuar)


Drejtori i PK-së: Qendra e grupit terrorist ishte Kopaniku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se nga hetimet fillestare kemi ardhur në përfundim dhe në sigurimin e të dhënave shqetësuese që vërtetojë se grupi terrorist ka zhvilluar përgatitje për një kohë të gjatë brenda terrorit të Serbisë.

“Këto të dhëna po ashtu tregojnë se grupit terrorist i është vënë në dispozicion infrastruktura dhe logjistika e ushtrisë së Serbisë për stërvitje ushtarake para sulmit në Kosovë. Bazuar në të dhënat e siguruara rezulton se qendra e grupit terrorist ka qenë Kopaniku, përkatësishht hapësira që është pronë e Milan Radoiçiqit.

 


Sveçla: Vërtetohet se përgatitjet për sulmin e 24 shtator u bënë në Serbi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se përmes pamjeve të siguruara nga dronët e grupit terrorist të cilët u konfiskuan, vërtetohet se përgatitjet për sulm u bënë në Serbi.

“Sot do të shohim në detaje me pamje jo vetëm sulmin terrorist në Banjskë por edhe përgatitjet e këtij grupi në qendrat e trajnimit të Serbisë. Në këtë trajnim janë angazhuar, Vuçiqi… Vuçiqi është munduar ta fshehë faktin se Serbia është angazhuar në organizimin e këtij sulmi”, ka thënë ai në një konferencë për media bashkë me drejtorin e policisë, Gazmend Hoxha.

Ai ka thënë se pamjet janë siguruar nga dronët e grupit terrorist.

Hoxha ka paraqitur pamje gjatë stërvitjeve të grupit terrorist.


Sveçla dhe Hoxha sot mbajnë konferencë për media

Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media sot në orën 15:00 referuar sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Bëhet e ditur se në konferencë pritet të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i policisë, Gazmend Hoxha.

Konferenca mbahet në drejtorinë Rajonale të policisë në Mitrovicë të Jugut.

Back to top button