Drejtori i spitalit në Slavonski Brod: Të lënduarit në aksident mund të lirohen sot për në shtëpi

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Slavonski Brod, Josip Samardžić sot ka konfirmoi se dy pasagjerët e lënduar rëndë në aksidentin e djeshëm në Kroaci, janë në gjendje stabile, ndërsa rreth 20 pacientë gjatë ditës do të lirohen për në shtëpi.
“Gjendja e tyre është ende duke u monitoruar, ata janë ende nën masa të trajtimit intensiv dhe monitorimit të funksioneve vitale. Ndryshimi i vetëm është se gjatë ditës, disa intervenime tjera u kryen mbi të lënduarit e aksidentit”, ka thënë Josip Samardžić, raporton vijesti.hrt.hr
Ndryshe, dje një autobus nga Kosova që ka qenë duke udhëtuar nga Frankfurti për në Prishtinë, me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ka dalë nga autostrada, ku kanë mbetur të vdekur 10 persona dhe më shumë se 40 të tjerë janë lënduar.

Show More
Back to top button