Drejtori sportiv i Bayernit konfirmon bisedimet për Sommer

Bayern Munich është në kërkim të një portieri, pas lëndimit të gjermanit Manuel Neuer.
Neuer theu këmbën e tij gjatë skijimit sa ishte në pushime, dhe do të mungojë te Bayerni për pjesën e mbetur të sezonit.
Kjo gjë e ka detyruar Bayernin që t’i futet tregut edhe të jetë në kërkim të një portieri, ku emri më i përfolur është bashkëkombësi i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, Yann Sommer.
Drejtori sportiv i kampionit gjerman, Salihamidzic e konfirmoi për “Sky De” se Bayerni është në bisedime me Borussia Monchengladbachun për të transferuar Sommer.
“Nuk më pëlqen të flas për lojtarë të klubeve të tjera, por Sommer është padyshim një temë kryesore, sigurisht. Ne jemi duke i konsideruar opsionet tone dhe do të marrim një vendim në të ardhmen e afërt”, tha Salihamidzic.

Back to top button