Vetaksident në rrugën Gjilan- Prishtinë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:40 në rrugën Gjilan- Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv1.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës. Flora Ahmeti. Ajo tha se në aksident është përfshirë një veturë.pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.” njoftoi Ahmeti.
Ajo po ashtu bëri të ditur se ka nisur hetimet për ndriçimin e shkaqeve të këtij vetaksidenti./21Media

Back to top button